Dy të rinjtë të identifikuar si Alban Gjoni dhe Rudor Balla u vunë në prangat e policisë pas një hetimi nga sektori i krimit ekonomik në Tiranë.
Dy të rinjtë u heqën si biznesmenia Vilma Nushi, kanë kontaktuar një drejtoreshë që ishte e punësuar në biznesin e kësaj të fundit.
Kontaktet kanë qenë nëpërmjet mesazheve në celularë, ku të arrestuarit kishin vendosur emrin dhe foton e Vilma Nushit, dhe I kanë kërkuar punonjëses një shumë prej 50 mijë eurosh me arsyetimin se kishte një urgjencë.
Ata kanë lënë takim pranë një hoteli në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pasi kanë parë që personi që po mashtronin është afruar, I kanë dërguar sërish mesazh në emër të Vilma Nushit, duke I thënë se do të vinte një person I besuar I saj për të marrë shumën prej 50 mijë eurosh.
Fillimisht punonjësja në firmën e Marketing Distribution, nuk e ka kuptuar mashtrimin, ndërsa pasi është takuat në ambientet e punës me biznesmenen Vilma Nushin, i ka komunikuar se porosinë e ka dorëzuar. Në këtë moment është zbuluar se gjithçka ka qenë një mashtrim nga të rinjtë.
Grupi hetimor beson se pas kësaj skeme mashtrimi qëndron emri i Florian Gjergjit, i cili është akuzuar nga blutë, edhe për skeme të mëparshme mashtrimi, duke u hequr si biznesmenë të ndryshëm apo si politikanë.
Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një 25 vjeçar, ndërsa pas arrestimit të dy të rinjve policia mundit të sekuestrojë edhe një sasi prej më shumë se 8 mijë e 300 eurosh.