Një 51-vjeçar është arrestuar këtë të premte nëë Korçë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.D
“-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.