Një oficer i ushtrisë plagosi sot me armën e shërbimit një person në Vorë. Policia bëri me dije se Ermal Muzhaqi kishte plagosur me armë një 34-vjeçar gjatë një sherri mes këtij të fundit dhe vëllait të oficerit të ushtrisë.
Blutë bënë me dije se plagosja me armë ndodhi teksa 34-vjeçari kishte goditur me thikë vëllanë e Muzhaqit ndërkohë që më pas ky i fundit ishte dorëzuar në polici. Nisur nga rasti në fjalë, ish-koloneli i shumëpërfolur i ushtrisë, Artur Meçollari ka bërë një deklaratë të çuditshme në ndihmë të Muzhaqit duke justifikuar veprimin e tij.
Meçollari shkruan në Facebook se sipas tij, Muzhaqi kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes duke qëlluar me armën e shërbimit një civil. Deklarata e Meçollarit ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, pasi qytetarët nuk kanë mbështetur një qasje të tillë, ku një polic apo ushtar merr armën e shërbimit dhe qëllon ndaj të tjerëve në rastet kur nuk është përballë një agresioni për shkak të detyrës, por n ë situatat e një sherri banal dhe personal.
Toger Ermal Muzhaqi i ka shpëtuar jetën një njeriu në kushtet e kërcënimit imediat. Ka vepruar plotësisht në kushtet e nevojës ekstreme dhe proporcionslitetit.
Vetëmbrojtja është e drejtë universale, jo vetëm kur kërcënohet vetë personi, por edhe kur jeta e personave rreth tij është në një kërcënim imediat