Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur me Italinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika në zonën e Shëngjinit në Lezhë.
Berisha: U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë me horizonte të reja. U diskutua dhe po shkohet drejt…përveç vazhdimit.
Sa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për Gjykatën Kushtetuese, pasi mendojmë se firma e Edi Ramës është antikushtetuese. Mendojmë se marrëveshja shkel të drejtat dhe liritë e individit.