Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Manastiri sot flet shqip, Begaj vizitë me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Alfabetit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Sulmet kibernetike/Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

115 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908.

Kongresi vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek XX.

Me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Alfabetit, Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të jetë ditën e sotme në Manastir. Ai do të pritet në pikën kufitare të Qafë Thanës nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka dhe diplomatë të ambasadës shqiptare në Maqedoni.

Begaj do të takohet me shqiptarët e Manastirit dhe personalitetet e tjera intelektuale dhe politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, të mbledhur me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, të organizuar nga Ambasada e RSH-së në Shkup, në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të RSH-së në Manastir, z.Imer Selmani.

Kongresi i Manastirit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

TË LIDHURA

Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë
Aktualitet

Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë

22:47 | 08/05/2025
Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja
Aktualitet

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja

22:11 | 08/05/2025
Aksident i rëndë: Makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave
Aktualitet

Aksident i rëndë: Makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave

22:06 | 08/05/2025
Next Post
SPAK shpall në kërkim oficerin gjyqësor, mori para për të ndikuar te prokurori dhe zbuloi sekretet hetimore

Operacioni i SPAK, dalin emrat e dy të arrestuarve të tjerë në Kukës

Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Këngëtarja, në dilemë për një arsye madhore

Linda Halimi do të lërë “Big Brother VIP Kosova”? Këngëtarja, në dilemë për një arsye madhore

U përfolën për një lidhje dashurie, Efi dhe Romeo tregojnë raportin e tyre

U përfolën për një lidhje dashurie, Efi dhe Romeo tregojnë raportin e tyre

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë
Aktualitet

Arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Athinë, kërkohej për narkotikë

by mirseda
22:47 | 08/05/2025
0

Një shtetas shqiptar 73-vjeç është ndaluar nga policia greke në qytetin e Janinës, pasi rezulton i shpallur...

E papritur! Big Mama pështyn dhe shan në serbisht Albën

E papritur! Big Mama pështyn dhe shan në serbisht Albën

22:13 | 08/05/2025
Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja

Sali Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika, pavarësisht fiton ose jo PD-ja

22:11 | 08/05/2025
Aksident i rëndë: Makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave

Aksident i rëndë: Makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave

22:06 | 08/05/2025
Rama në Durrës: PD në koma, mos u bëni peng i bufit

Rama në Durrës: PD në koma, mos u bëni peng i bufit

20:59 | 08/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com