Ditën e sotme u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
GJKKO ka lënë në fuqi masën “Detyrim paraqitje” për Beqjna.
Pas përfundimit të seancës, ky i fundit nuk pranoi të jepte asnjë koment për mediet.
“Do flas një herë tjetër”, tha ai.
Prokuroria e Posaçme mori të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe një masë tjetër sigurie për ish-numrin dy të Shëndetësisë, duke i bllokuar pasaportën. Për rrjedhojë, Ilir Beqaj nuk mund të dalë nga Shqipëria pa leje të posaçme nga Gjykata.