Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

U shkarkua nga posti, kush është Suella Braverman, “urrejta” e saj për shqiptarët

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
U shkarkua nga posti, kush është Suella Braverman, “urrejta” e saj për shqiptarët

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, u shkarkua ditën e sotme pas kritikave që ka bërë lidhur me protestat pro-Palestinës.

Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet, ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre. Javën e kaluar, Braverman shkroi një artikull në gazetë ku akuzoi policinë se lejuan protestën pro-Palestinës të vazhdojë në Ditën e Armëpushimit.

Në artikullin e saj, sekretarja e brendshme i përshkroi edhe një herë protestuesit pro-palestinezë si “marshues të urrejtjes” dhe shtoi: Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën. Ato janë një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara veçanërisht islamikët të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste, përfshirë Hamasin.

Kryeministri, Rishi Sunak, u vu nën presion për të vepruar pasi një nga kabineti i tij qeveritar po akuzohej për minimin e pavarësisë operacionale dhe besimit të publikut te Policia.

Kritikët, si nga partitë e opozitës ashtu edhe nga deputetët e tjerë konservatorë, i quajtën komentet Braverman “fyese” dhe “inflamatore”. Gjatë fundjavës, protestuesit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë në Westminster. Diku tjetër, marshimet pro-palestineze përfunduan gjithashtu me arrestime. Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak i tha Suella Braverman se donte që ajo të largohej nga qeveria dhe se asaj nuk iu dha asnjë post tjetër.

Braverman ka reaguar pas shkarkimit të saj duke u shprehur se ishte ndjerë e privilegjuar që kishte qenë sekretare e Britanisë.

“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”, tha Braverman.
Por, kush është Suella Braverman?

Ajo u bë me njohur për shqiptarët pas deklaratave fyese të bëra një vit më parë për emigrantët. Braverman i quajti emigrantët shqiptarë kriminelë dhe pushtues.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Lidhur me këtë asoj kohe reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili e konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas kësaj deklarate në Londër shpërthyen dhe protestat. Me flamujt kuqezi në Westminster Bridge qindra shqiptarë dolën në protesta dhe kërkuan shkarkimin e saj

Është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer kodin ministror. Ajo asoj kohe në letrën e dorëheqjes dërguar kryeministrit , pranonte se kishte shkelur rregullat e sigurisë së qeverisë, duke thënë: Kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë, jap dorëheqjen. Sunak e riemëroi atë më pak se një javë më vonë, kur mori detyrën si kryeministër.

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Pasi 3-vjeçarja përfundoi në spital, ngihen grupet e kontrollit, Manastirliu: 8 kopshte pa licenca

Pasi 3-vjeçarja përfundoi në spital, ngihen grupet e kontrollit, Manastirliu: 8 kopshte pa licenca

Tensione në Kryesi, Edmond Spaho nuk lejohet nga Garda në Kuvend

Tensione në Kryesi, Edmond Spaho nuk lejohet nga Garda në Kuvend

Emigranti vlonjat i dërgonte para të fejuarës për t’i kursyer, ajo i shpenzon me të dashurin e ri

Emigranti vlonjat i dërgonte para të fejuarës për t’i kursyer, ajo i shpenzon me të dashurin e ri







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com