Një 58-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare në rrugë.
Ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici, teksa materialet i kanë kaluar prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet F. B., 58 vjeç, pasi e ka kallëzuar një 41-vjeçar se ky shtetas dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, vajzën 9 vjeçe. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.