Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Librazhd-Prrenjas, ndërsa raportohet se ka mbetur i plagosur një person.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.