jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“E bëra me gojë”, Majko tregon se kundërshtoi “pa letra” privatizimin e Klubit Partizani

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“E bëra me gojë”, Majko tregon se kundërshtoi “pa letra” privatizimin e Klubit Partizani

Gjatë debateve të fundit mbi hetimet dhe arrestimin e Jamarbër Malltezit për çështjen e tokës te ish-Klubi Partizani është hedhur në qarkullim edhe emri i Pandeli Majkos, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes kur nisen procedurat e privatizimit.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Majko shprehet se e ka kundërshtuar procesin e privatizimt, por këtë e ka bërë me gojë dhe jo me ndonjë shkresë.

“Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike”, shkruan deputeti në Facebook.

Reagimi i plotë

EDHE PER PARTIZANIN E PANAJOT PANOS

Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005.

Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se “indicja” e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli…

Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!

E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.

Mirëkuptoj cdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!

Panajot Pano dhe brezi i tij, po të ishte gjallë nuk do na e falte shkatërrimin Klubit “Partizani”, i cili ishte një pasuri publike dhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Ky klub sportiv, sot ekziston vec falë insjativës private.

Panajot Panos dhe shokëve të tij, ja kemi borxh ndjesën. Ata lanë pas një histori që vlen të kujtohet për “pronarët” e futbollit shqiptar.

Ju prishën fushën, ku u bënë ata që ishin! Edhe nga fotot bardh e zi, na buzëqeshin për të na kujtuar se…historia nuk është vec pallat! Sigurisht!

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Deputetët e Berishës dhe Bardhit tjetër takim në kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të ndodh

Deputetët e Berishës dhe Bardhit tjetër takim në kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të ndodh

Berisha: Të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë, një i tillë u bë në Kryeministri 10 ditë më parë

Berisha shpall luftë, përgjigje dhëmb për dhëmb ndaj Ramës: Socialistët të mos na provokojnë!

Takimi me deputetët e Berishës pas kaosit në Kuvend, Bardhi zbardh detajet nga mbledhja

Takimi me deputetët e Berishës pas kaosit në Kuvend, Bardhi zbardh detajet nga mbledhja







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com