Shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor nga ish-kryeministrit Sali Berisha duket se është bërë një debat mes avokateve të tij mbrojtëse dhe prokurorëve të SPAK.
Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.
Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen.
Por kjo e fundit tha se nuk ka refuzuar, por vetëm ka kërkuar kohë për të studiuar dosjen.
“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.
Seanca gjyqësore është caktuar të zhvillohet në orën 15:00.