Gazetari Bledi Mane është ulur në karrigen e opinionistit në BBV Kosova këtë sezon.
Mbrëmjen e djeshme gjatë prime, përpos kritikave ai shprehu edhe mbështetje ndaj banores Edona James.
E për ta ngushëlluar, Bledi tha se homoseksuale, transgjinor etj, ka edhe në Qeverinë Kurti, edhe në Qeverinë Rama, ka kudo në shoqëri dhe nuk duhet të ndihen keq e të bullizohen.
“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdo kush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.