Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vokshi ngre alarmin duke theksuar se opozita është në rrezik
Ja postimi i plotë i Vokshit:
Kur lexon Vendimin e Gjykatës (së posaçme) kupton sa keq e kanë sajuar dosjen e SPAK…
Kur lexon vendimin e Gjykatës, kupton që Edi Rama nuk ndalet, do vazhdojë të përdorë cdo mjet për asgjësimin e opozitës…
…Po nuk e ndalëm.
Sot çdo opozitar është në rrezik!
Sot çdo pronar është në rrezik!
Sot demokracia është në rrezik!