Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Libofshë të Fierit. Si pasojë janë djegur qindra rrënjë ulliri.
Flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi.
Mësohet se flakët po drejtohen drejt banesave.
5 mjete zjarrfikëse, të Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Rroskovecit po punojnë në terrenin e thyer e të vështire për të vënë nën kontroll flakët të cilat u janë afruar edhe banesave.
Edhe banorët e zonës po ndihmojnë me mjete rrethanore.