Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohen 4900 rrënjë kanabis në Vlorë, 4 persona në pranga dhe 3 inspektorë të pezulluar

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Zbulohen 4900 rrënjë kanabis në Vlorë, 4 persona në pranga dhe 3 inspektorë të pezulluar

Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Vlorë, ku janë asgjësuar 4930 bimë narkotike si dhe janë vënë në pranga tre persona.

Mësohet se gjatë aksionit në fshatin Bishan të Vlorës, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një parcelë kanabisi me rreth 4930 rrënjë kanabis sativa. Gjithashtu, janë asgjësuar 198 kilogramë kanabis në proces tharje. Gjatë kontrollit fizik, janë sekuestruar dhe 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekës luftarakë në magazinë.

Në pranga janë vënë kryeplaku i fshatit, 61-vjeçari Bujar Hoxha, 69-vjeçari me inicialet D.M i cili ishte pronari i tokës ku u gjet plantacioni dhe dy shtetasit, 40-vje, 40-vjeçari Skënder Llanaj dhe 18-vjeçari Danielo Llanaj, babë e bir.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra tre punonjës policie pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur përgjegjësinë për kontrollin e zonës. Të pezulluarit janë:

Nënkomisari me inicialet K. P me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë;
Nënkomisar me inicialet F. M me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë
Inspektor me inicialet M. A me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Materalet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë

Vlorë- Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacioni policor i koduar “Amid”.

Asgjësohen me anë të djegies 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër, në fshatin Bishan.

Zbulohet në afërsi të parcelës, një magazinë e përshatur për tharjen e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës.

Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kultivonin bimët narkotike dhe përgatitnin lëndën narkotike kanabis, për shitje.

Ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacionin policor të koduar “Amid”.

Gjatë operacionit, në fshatin Bishan, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara mes një parcele me misër, në pronësi të shtetasit D. M., 4930 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrolli i territorit, në afërsi të kësaj parcele është zbuluar një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike, në pronësi të shtetasit S. Ll.

Në këtë magazinë janë gjetur 198 kg lëndë narkotike në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Ll., 40 vjeç dhe D. Ll., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bishan.

– D. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-B. H., 61 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Bishan.

Si dhe për 3 punonjës policie, të cilët edhe janë pezulluar nga detyra, konkretisht:

– Nënkomisar K. P., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Nënkomisar F. M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Inspektor M. A., me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit siguron edhe një herë qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin, në çdo fushë, gjë që po e tregon me rezultatet e këtij operacioni, sidomos me vendosmërinë për të larguar nga radhët e saj, çdo punonjës policie që kryen veprime në shkelje të detyrës. Në këtë kuadër, fton çdo qytetar që të mos hezitojë të informojë për rastet kur punonjësit e Policisë abuzojnë me detyrën.

TË LIDHURA

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme
Politikë

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Dakordësia për rezolutë të përbashkët, Berisha: Arritje e madhe kombëtare

Dakordësia për rezolutë të përbashkët, Berisha: Arritje e madhe kombëtare

Kuvendi rrëzon kërkesën e Bardhit për ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Çollaku thërret Ramën në Interpelancë: A besoni se ndarja e Veriut të Kosovës është zgjidhje për paqen me Serbinë?

“Do them të vërtetat e mia për Kosovën”, Rama: Duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit

“Do them të vërtetat e mia për Kosovën”, Rama: Duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme
Politikë

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

by mirseda
20:07 | 14/02/2026
0

Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në...

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com