Kryeministri Edi Rama të premten (13 tetor) do të udhëtojnë për Mbretërinë e Madhe. Kreu i qeverisë gjatë vizitës në Britani do të takohet dhe me kryeministrin Rishi Sunak.
Burime për media bëjnë me dije se Rama me Sunak do të diskutojnë për marrëveshjen për emigrantët dhe transferimin e të burgosurve.
Kujtojmë që Rama ka zhvilluar një takim në Britani në 23 mars të këtij, duke u bërë kështu kryeministri i parë që ka zhvilluar viiztë zyrtare në Angli.
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan vitin e kaluar deklaratën e përbashkët mbi “thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët”, duke përfshirë edhe çështjen emigracionit të paligjshëm. Po ashtu Britania ka nënshkruar marrëveshje me ministrinë e Drejtësisë, ku të dënuarit shqiptar në Britani do sillen në Shqipëri.
Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë. Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre.