Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mjeku na mashtroi”, flet gjyshi i të miturit që humbi jetën në klinikën dentare: Ajo ishte vrasje

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Mjeku na mashtroi”, flet gjyshi i të miturit që humbi jetën në klinikën dentare: Ajo ishte vrasje

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik shqiptar ditën e sotme, pas lajmit se 3 ditë më par ënjë fëmijë i mitur kishte humbur jetën pas një dërhyrjeje kirurgjikale në klinikën stomatologjike të mjekut Roland Xhaxho, në Tiranë.

Ishin familjarët e 3-vjeçarit ata të cilët theksuan se vdekja e të miturit erdhi pasi iu injektua sasi e larta anastezie, e cila i preku mëlçinë.

3-vjeçari u dërgua në shtëpi pas ndërhyrjes që zgjati rreth 9 orë, dhe më aps prindërit e dërguan në spital pasi nuk po zgjohej.

Por fakeqësisht i mituri ka ndërruar jetë në ambientet e QSUNT.

Lidhur me këtë ngjaje të rëndë, gjyshi i të miturit, Guri Spahiu, në një komunikimim me emisionin “Top Story”, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Pjesë nga intervista:

Duma: Si janë prindërit e djalit?

Spahiu: Janë në gjendje shokuese, të rëndë. Ata janë një çift i ri që kanë humbur një fëmijë 3 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh dikujt në vendin tonë.

Ajo që e bën më të rëndë rastin është se u vra nga dora e një mjeku, një mashtruesi që pasi ndodhi ngjarja u përpoq të mbulonte gjurmët e krimit. Sepse djalin ne e kishim si kokrra e mollës.

Ne e çuam fëmijën për të bërë pastrimin e dhëmbëve sepse kishte të zeza, dhe normalisht si çdo prind që merr masa kërkuam t’i bënim një vizitë tek dentist. Pyetëm njerëz vërdallë për të na rekomanduar një mjek të mirë dhe na rekomanduan këtë si mjek. Roland Xhaxhua, sepse vetëm mjek nuk mund t’i them.

Vajtëm para disa ditëve dhe u këshilluam me vajzën dhe zotërinë, bëmë edhe pazarin e punës, ramë dakord. E vizitoi djalin, i bëri analizat, e mori në krahë djalin dhe po luante me të sepse djali ishte fëmijë i qeshur.

Duma: Djali e bëri konsultën dhe ndërhyrjen në të njëjtën ditë?

Spahiu: Po. Ne menduam se kishte 4 dhëmbë dhe dy dhëmballë dhe për të pastruar gojën. Por ai e mori dhe vijoi punën. Ne ishim të shqetësuar sepse operacioni zgjati për një kohë të gjatë.

Dhe pyetëm gjithandej, na tha që është mirë. Kur e pyetëm pse kaq kohë e gjatë na thanë që prit sa t’i dalë narkoza. Ne i thamë 4 dhëmbë dhe dhëmballët, ai i bëri djalit 14 vetëm për të marrë lekë.

Duma: Ju e dinit që do t’i nënshtrohej anestezisë?

Spahiu: Po, mjeku na tha që nuk ka asnjë problem. Ishte një anestezi e lehtë. Kam një solucion të veçantë, që e përdor për këtë punë tek fëmijët në raste të tilla. Nuk do të jetë asnjë problem.

Duma: A firmosët ju?

Spahiu: Po, është një procedurë normale na tha mjeku, që ndiqej për çdo pacientë, i rritur apo i ri. Dhe natyrisht si çdo prind që hedh një firmë për një procedurë normale, hodhëm edhe ne.

Procedura zgjati 9 e 20 minuta.

Duma: Juve nuk shqetësoheshit?

Spahiu: Po, shumë herë. Neve ishim aty, prisnim tek shkallët. Disa herë u ngjitëm lartë me idenë, ore po çu bë djali. Trokita në derë, doli sekretarja dhe tha që djali është në gjendje shumë të mirë dhe po vijon puna për pastrimin e dhëmbëve.

Tani ne besim tek mjeku kemi, jo tek mekaniku për të na bërë dhëmbët. Ne nuk e dinim që do bënte 14 dhëmballë, sepse po ta dija do të kisha ndërhyrë vetë aty brenda të merrja djalin.

Pasi e nxori djalin, e pamë dhe i thamë që “djali nuk është mirë. Nuk po reagon.” Ai më tha që është shumë mirë, dhe çojeni në shtëpi sepse është efekti i narkozës.

Duma: Nuk ishit të shqetësuar ju kur ai fliste për narkozë?

Spahiu: Jo, sepse ai tha që ishte një solucion i lehtë që e përdorte tek fëmijët dhe menduam se ishte ajo. Mjeku na tha që sapo ti dalë narkoza do të jetë mirë. Ne e morëm djalin në gjendjen më të rëndë, më kritike. Nuk e dinim nga ishte pasoja.

Sa e sollëm në shtëpi djalit i filloi temperatura e lartë.

Sapo e pashë keq e çuam tek “Nënë Tereza” dhe mjeku i parë që e kapi tha që djali është në gjendje kome. Ne po vinim vërdallë aty, të shqetësuar. U mblodh një grup i parë mjekësh, po konsultoheshin me njeri-tjetrin. Mjekët thanë që urgjent t’i heqim narkozën e tepërt.

Nuk e di nëse dikush u dha urdhër apo gjë, por kam parë një impenjim të madh nga mjekët e QSUT-së për të ndihmuar djalin. 3 mjekë i kanë qëndruar djalit gjithë natën në kokë.

TË LIDHURA

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët
Aktualitet

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

16:43 | 23/06/2025
Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…
Aktualitet

Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se…

16:17 | 23/06/2025
Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!
Aktualitet

Vr*sja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, ja me sa vite BURG dënohet autori!

16:14 | 23/06/2025
Next Post
Fundjava me mot me vranësira e reshje në zonat malore

Parashikimi i motit për datën 6 tetor 2023

Procesi i Berlinit, sot takimi i ministrave të Punëve të Jashtme në Tiranë

Procesi i Berlinit, sot takimi i ministrave të Punëve të Jashtme në Tiranë

“Djalin e morëm në gjendje të rënduar”, daja i 3-vjeçarit që vdiq pas vizitës te dentisti: Bënë krimin dhe u përpoqën ta mbulojnë

Babai i 3-vjeçarit që vdiq: Mjeku tha se ka 14 dhëmbë për mbushje, anestezia i dëmtoi të gjitha organet

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…
Sport

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

by mirseda
18:03 | 23/06/2025
0

Egnatia sfidon Breidablik me 8 korrik, në ndeshjen e parë të turit të parë të kualifikueseve të...

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

17:48 | 23/06/2025
Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

Juventus mendon për sulmin, objektivi për ofensivën bardhezi

17:19 | 23/06/2025
FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës

FIFA mes dy zgjedhjeve, a do të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës

17:16 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com