Ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin, Elisa Spiropali u përplas sot në Kuvend me kreun demokrat Lulzim Basha.
Spiropali u shpreh se Bashës i ka ardhur goja, ndërsa i kërkoi të zgjidhin hallet e shtëpisë së tyre (dituatën në PD) dhe jo t’I dalin në zot Kosovës sepse sipas saj këtë ka kush ta bëjë (duke iu referuar qeverisë).
Në përgjigje, Basha i kujtoi interpencën e kërkuar nga PD, për të cilën tha se “u varros” sepse kryeministri nuk do të japë llogari.
Elisa Spiropali: Sot më kujtuat një film socialist që doktori duhet ta diëj shumë mirë, ku disa diversantë e sigurimsa, merren me njëri tjetrin kush është armik e tradhtar. Dhe, doktor mund t’i shkojë shumë për shtat thënia “Memecit i erdhi goja”. Lulzimit i erdhi goja, dhe i erdhi hidhur. Nuk mund të merret në Kuvend me kryetaren e Kuvendit, kur hallin nuk e ka këtu, por te shpia e tij. Dhe, tentativapër të krijuar një narrative me heronj e tradhtarë, është më e rrezikshja dhe më e dëmshmja për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar dhe nuk ka gjë më të dëshme. Smund të vini në lojë Shqipërinë. Ka kush i del për zot Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë, pasatj merruni me cështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova dhe institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës Shqipëria i del për zot Kosovës dhe ne na ka aleatëte më të fortë.
Lulzim Basha: Zonja Spirolali ke të drejtë, ka ardhur dita të thuash atë që ke ë mendje. Por nuk po bëhet për interest e mia, por jeni në shkelje të ligjit, pikërisht atë që keni bërë në Kukës. Të përcani opozitën.Ju nuk doni të flisni për Kosovën. Meqe flisni për Kosovën, ku e keni interpelancën. E vrarroset, sepse kryeministri nuk do të japin llogari. Kryeministri nuk e di që KFOR e ka nën kontroll veriun. Juve nuk ju intereson kjo, ju intereson ky teatër. Ditën teatër, natën kulla.