Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se mëngjesin e sotmë Jorgo është futur i vetëm në ambientet e SPAK, ndërkohë deri më tani nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Jorgo Goro vijon të mbajë detyrën e Kryetarit të Himarës, pasi kryetari i zgjedhur nga qytetarët më 14 Maj, Fredi Beleri, ndodhet në qeli për blerje votash dhe nuk ka mundësi që në këto kushte të kryejë betimin.