Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Kanceri i gjirit po prek edhe moshat e reja, Apeli i mjekes: Nëse kapet herët, ecuria është shpresëdhënëse

2 vjet ago
in Kuriozitete, Stil
Kanceri i gjirit po prek edhe moshat e reja, Apeli i mjekes: Nëse kapet herët, ecuria është shpresëdhënëse

Mjekët kanë vënë re një numër të shtuar të grave dhe vajzave në moshë të re që preken nga kanceri i gjirit ndaj apelojnë për kontrolle dhe kujdes më të shtuar. Mjekja onkologe Esmeralda Sera thekson se statistikat e vitit 2023 tregojnë 30 përqind më shumë raste të grave dhe vajzave me kancer gjiri. Mjekja theksoi se faktorët janë të kombinuar, duke nisur nga faktorët gjenetikë, mënyra e jetesës apo faktorët e jashtëm siç mund të jetë stresi. Një ndër simptomat kryesore është kokrra që mund të vënë re gratë në gji.

“Të gjitha gratë paraqiten me një simptomë kryesore, që është një masë që ata kapin në gji. Kjo është kambana e parë e çdo gruaje. Ose mund të vijnë për ndryshimin në lëkurën e gjirit të tyre, mund të vijnë për një rrjedhje nga gjiri, për një masë që kapin në sqetull por ankesa kryesore është kapja e masës kryesore në gji. Nuk duhet neglizhuar dhe duhet shkuar tek mjeku përkatës pavarësisht moshës. Moshat më të rrezikuara kanë qenë moshat mbi 60 vjeç por tani shikojmë se po na paraqiten gjithmonë e më shumë gra të reja në spital, të cilat po diagnostikohen me kancer gjiri. Shumë gra nën 40 vjeç po paraqiten gjithnjë e më tepër. Për të gjitha, sidomos dhe për faktorin gjenetik që luan një faktor të madh.“, tha mjekja.

Një rrezik më të shtuar kanë edhe gratë me histori familjar të kësaj sëmundjeje. Sipas mjekes, ata duhet t’i drejtohen mjekut para moshës 25 vjeç për të kryer kontrolle. “Duhet të kemi parasysh se të gjitha gratë që kanë trashëgimi, duhet të kenë të paktën dy gra të shkallës së parë që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit në moshë të re, ose nga kanceri i vezoreve. atëherë këtu kemi të bëjmë me faktor rreziku dhe duhet t’i drejtohen mjekut para moshës 25 vjeç.”, u shpreh ajo.

Kur duhet të bëhet mamografia?

“Mamografia bëhet mbi moshën 40 vjeç, zakonisht tek gratë që nuk kanë faktor risku mund të bëhet çdo dy vjet. Por edhe para 40 vjet bëhet tek të gjitha gratë që kanë malinjitet. Një herë në vit tek ato gra që kanë rrezik duhet të kryhet mamografia, dhe njëherë në dy vjet tek ata që nuk kanë faktor rreziku për kancer.”, tha ajo.

Mjekja theksoi edhe njëherë rëndësinë e kontrolleve të shpeshta dhe kapjes së sëmundjes në fazat e hershme.

“Kapja e kësaj sëmundje në fazat fillestare, sidomos e kancerit të gjirit, është gati e shërueshme sepse me trajtimin e duhur ka një prognozë ekselente. Prandaj duhet të bëjmë kontrolle të vazhdueshme që ta kapin në faza fillestare dhe ta kurojmë. Kjo është një mjaft pozitive. Momentalisht ne do të donim që këtë sëmundje ta kthenim në sëmundje të shërueshme. Për momentin e kemi një sëmundje kronike. Tek të gjitha gratë në fazat fillestare dhe që kurohen drejt, ecuria është mjaft shpresëdhënëse.“, theksoi mjekja.

TË LIDHURA

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Next Post
Laert Haxhiu do “hiqte qafe” njerëzit e drejtësisë, Delegacioni i BE dhe Ambasada Britanike të shqetësuar: Autorët para përgjegjësisë

Laert Haxhiu do “hiqte qafe” njerëzit e drejtësisë, Delegacioni i BE dhe Ambasada Britanike të shqetësuar: Autorët para përgjegjësisë

Aludimet për mbylljen e institucionit, Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet

Aludimet për mbylljen e institucionit, Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Tepelenës nuk do të mbyllet

Nuk është Luana! Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

Nuk është Luana! Zbulohet identiteti i vajzës te videoja erotike

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

by mirseda
10:41 | 03/10/2025
0

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është...

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

10:38 | 03/10/2025
Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

10:24 | 03/10/2025
Rutte: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

Rutte: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

09:52 | 03/10/2025
Dëbora zbardh zonat malore në Elbasan, aksi Librazhd-Sebisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë

Dëbora zbardh zonat malore në Elbasan, aksi Librazhd-Sebisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë

09:47 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com