Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U ekstradua nga Shqipëria, Gjykata italiane lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e kunatit, si tentoi të fshihte ngjarjen

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
U ekstradua nga Shqipëria, Gjykata italiane lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e kunatit, si tentoi të fshihte ngjarjen

Gjykata e Apelit në Itali, ka lënë në qeli 30-vjeçarin shqiptar nga Shënkolli i Lezhës, Gëzimi Gjini, i cili akuzohet për vrasjen e kundatit të tij.

Në seancën e ditës së sotme Gjykata e Apelit la në fuqi masën e dënimit me burg, të vendosur më herët, duke i refuzuar kërkesën për liri 30-vjeçarit.

Gëzim Gjini u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht, pasi ishte shpallur në kërkim prej 13 dhjetorit të vitit, 2022, ku akuzohej për vrasjen e burrit të motrës Petrit Cara, ngjarje e ndodhur në zonën e Rocca Prioria të Italisë.

Gjini u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të vendit fqinj kishin caktuar një masë sigurie arrest me burg për vrasje.

“Ai akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit Petrit Cara, vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njoftoi policia shqiptare ditën e arrestimit.

Aksioni për ndalimin e tij u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, e koordinuar me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë.

Vrasja në Itali

Petrit Caka u gjet i vrarë më 13 dhjetor 2022 në banesën e tij në Rocca Priora-Itali, me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

Pas rreth 8 muajsh nga vrasja e Petrit Cakës, policia italiane arrestoi bashkëshorten tij, si dhe dy nga tre bashkëpunëtorët e saj.

Sipas raportimeve të kohës nga ANSA, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

Autoritetet italiane firmosën urdhër arrest me burg për 4 shqiptarë – gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori në vrasje dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

Sipas hetimeve të kryera, vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

Më pas dy autorët janë kthyer në Shqipëri duke u ndihmuar nga një bashkatdhetar tjetër.

Nëpërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi autorëve si dhe mjetet të cilat kanë përdorur.

Gruaja e viktimës dhe 2 prej shqiptarëve janë ndaluar në Itali, ndërkohë i vëllai i saj u shpall në kërkim për tu arrestuar në Lezhë në muajin gusht.

TË LIDHURA

Sarandë, del nga rruga duke drejtuar motorrin, aksidentohet 40 vjeçarja shtetase e huaj
Aktualitet

Sarandë, del nga rruga duke drejtuar motorrin, aksidentohet 40 vjeçarja shtetase e huaj

17:56 | 20/08/2025
Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet
Aktualitet

Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

16:50 | 20/08/2025
Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës
Aktualitet

Ofroi raport seksual dhe i vodhi lekët klientit, arrestohet 49-vjeçarja në Durrës

14:19 | 20/08/2025
Next Post
Në burg për korrupsion, kërkoi masë më të butë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së MSH dhe specialistes së nivelit të lartë

Në burg për korrupsion, kërkoi masë më të butë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së MSH dhe specialistes së nivelit të lartë

Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, gjendet pa jetë në Dajt i moshuri nga Tirana

Ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, gjendet pa jetë në Dajt i moshuri nga Tirana

Shkrumbohen mbi 800 hektarë pyje, riaktivizohen sërish vatra të shumta zjarri në Pishëporo dhe Darëzezë

Shkrumbohen mbi 800 hektarë pyje, riaktivizohen sërish vatra të shumta zjarri në Pishëporo dhe Darëzezë

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

“Dron rus rrëzohet në Poloni, Ministria e Jashtme: U shkel hapësira ajrore, disa shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi”
Bota

“Dron rus rrëzohet në Poloni, Ministria e Jashtme: U shkel hapësira ajrore, disa shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi”

by mirseda
18:10 | 20/08/2025
0

Një dron rus thuhet se është rrëzuar në Poloninë lindore gjatë natës. Një objekt i paidentifikuar ra...

Sarandë, del nga rruga duke drejtuar motorrin, aksidentohet 40 vjeçarja shtetase e huaj

Sarandë, del nga rruga duke drejtuar motorrin, aksidentohet 40 vjeçarja shtetase e huaj

17:56 | 20/08/2025
Çekia rrit kufirin e shpejtësisë në autostrada në 150 km/orë

Çekia rrit kufirin e shpejtësisë në autostrada në 150 km/orë

17:27 | 20/08/2025
Rusia injoron paralajmërimet e SHBA-ve, planifikon të vijojë shitjen e naftës në Indi

Rusia injoron paralajmërimet e SHBA-ve, planifikon të vijojë shitjen e naftës në Indi

16:53 | 20/08/2025
Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

16:50 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com