Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë është mirëpritur në Zagreb të Kroacisë me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Andrej Plenković
“Zagreb, Kroaci – Ceremonia zyrtare e pritjes nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković🇦🇱🤝🇭🇷”, shkruan Rama në postimin e tij.
Nuk dihet se çfarë konkretish do të diskutohet në këtë vizitë, por kryeministri në Kroaci ndodhet me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.