Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka zhvilluar një takim në New York me Sekretarin e Përgjithshëm OKB, Antonio Guterres.
Ai ka kërkuar që udhëheqja e OKB-së, që drejtohet nga Shqipëria, dhe të gjithë punonjësit e saj të respektojnë parimet e paanshmërisë. Ai u shpreh se duhet të ndalohen nismat e politizuara dhe standardet e dyfishta.
“Diskutuam edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rreptë të parimeve të drejtësisë dhe qëndrueshmërisë të përcaktuara në nenin 100 të Kartës së OKB-së nga udhëheqja e OKB-së dhe të gjithë punonjësit e organizatës globale pa asnjë përjashtim”, njofton Ministria për takimin e Lavrov me Guterres.
“Lavrov gjithashtu vuri në dukje papranueshmërinë e zbatimit të standardeve të dyfishta në lidhje me territore të ndryshme në statistikat e OKB-së dhe dokumentet e tjera”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë që kjo deklaratë e Lavrov vjen pas përplasjes së kryeministri Edi Rama, i cili drejtoi edhe seancën në Këshillin e Sigurisë, me përfaqësuesin e Rusisë, Vasily Nebenzy.
Përfaqësuesi i Ukrainës nuk ishte dakord me faktin që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte i ulur në Këshillin e Sigurisë dhe që do i jepej fjala.
Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.