Pallati 10-katësh në “rrugën e Kavajës” në Tiranë u përfshi ditën e sotme nga flakët. Pas më shumë se 3 orësh zjarrfikësit arritën që të neutralizonin zjarrin. Drejtori i zjarrfikës në Tiranë Shkëlqim Goxhaj bëri me dije se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 9.
Ndërkohë në fotot e më poshtë shihet se si është shkrumbuar kati i fundit i pallatit, thuajse është djegur plotësisht.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia edhe administratori i pallatit si edhe disa banorë. Sakaq mbetet për t’u verifikuar edhe shkaqet e zjarrit, dëmet e të cilit janë të mëdha.