Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Pesë vjet pas ndalimit të lojërave të fatit, qeveria po tenton t’i legalizojë”, BIRN: Deputetët e PS dhe të opozitës e presin me kritika draftin!

2 vjet ago
in Politikë
“Pesë vjet pas ndalimit të lojërave të fatit, qeveria po tenton t’i legalizojë”, BIRN: Deputetët e PS dhe të opozitës e presin me kritika draftin!

Pesë vjet pas ndalimit të lojërave të fatit, qeveria po tenton të legalizojë bastet online, por projektligji u prit me kritika dhe pikëpyetje si nga deputetët e opozitës, ashtu edhe ata të mazhorancës.

Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Pesë vjet më pas, qeveria pretendon se do ta vendosë sërish në shina ligjore këtë sektor përmes një projektligji që u prezantua të mërkurën në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat nga zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Sipas Vjeros, drafti ishte konsultuar me grupet e interesit dhe federatat sportive dhe garantonte që të ardhurat nga licensiomi i këtij aktiviteti do të shkonin në mbështetje të sportit.

“Një nga risitë e projektligjit është krijimi i një fondi të posaçëm, që do përdoret për të mbështetur projekte të sportit, kulturës, inovacionit,” tha Vjero.

Por argumentet e saj nuk ishin bindëse për deputetët.

Projekti u përball me kritika dhe pikëpyetje të shumta nga deputetët e mazhorancës qeverisëse për procesin e konsultimit, mënyrën dhe vlerën e tatimit të kompanive, etj. Ndërkohë, deputetë të opozitës e akuzuan qeverinë për dështimin e reformës për ndalimin e lojërave të fatit dhe që se ligji i ri përbënte një rrezik për pastrimin e parave.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se ligji nuk ishte konsultuar me të gjithë grupet e interesuara dhe kërkoi të dëgjohej shoqata e personave të dëmtuar nga bastet, si dhe AKSHI për mënyrën se si do të kontrolloheshin bastet online.

“Këtij komisioni i lind detyrimi që edhe të kërkojë llogari, edhe të japë një zgjidhje që s’i çon prapë te banditët,” tha Braçe, duke parashikuar se “edhe ky aktivitet do kthehet në një betejë mes atyre që janë legalë dhe ilegalë”.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se ligji prekte disa ligje të tjera të rëndësishme si ai për lotarinë kombëtare, për bankat dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

“Është rreziku potencial i pastrimit të parave,” tha Tabaku, duke shtuar se rrezikon dhe konkurencën pasi kriteret për subjektet që aplikojnë janë të kufizuara.

Tabaku po ashtu riktheu në vëmendje reformën e mëparshme duke e quajtur dështim. Ajo kërkoi që të hiqej dorë nga reklamimi në mediat elektronike duke këmbëngulur që të shihet dhe aspekti social i këtij ligji.

Edhe Edmond Spaho e quajti të rrezikshëm hapjen e basteve online, pasi sipas tij ky aktivitet është i lidhur direkt me pastrimin e parave dhe shteti nuk e kontrollon dot.

“Fakti që pranohet se ky aktivitet ka vazhduar ilegalisht, tregon që s’ka kapacitete,” tha ai.

Deputetët socialistë, Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj kërkuan që drafti i qeverisë të rishkruhej dhe ngritën shqetësime për normën e tatimit mbi kompanitë.

Xhelili ngriti pikëpyetje mbi formulën e përllogaritjes të të ardhurave, e cila është shumë e lartë se ajo që ishte kur bastet ishin të ligjshme dhe paguanin taksa. “Të ardhurat bruto për një vit janë përllogaritur në masën 6,5 miliardë. Pyetja është a mendoni se do trefishohen bastexhinjtë?” tha ai.

Po ashtu, ai tha se 95 për qind të vlerës totale të basteve e lozin të paligjshmit dhe projektiligji nuk sqaron se si do të futen në sistemin e ligjshëm.

“Duke patur parasysh që bastet do jenë online, pagesa jo cash, identifikim personi, regjistrim lojtari, a mendoni që këta që lozin 95 për qind të vlerës do na vijnë dhe do na lozin te kjo e ligjshmja? pyeti ai përfaqësuesen e qeverisë.

“Shpresoj të jem i gabuar, por besoj se me bastet online do t’i gjeni tabletat me 1 softuer të ligjshëm dhe 10 të paligjshëm, që s’do t’i kapë dot askush,” shtoi Xhelili.

Deputetja Resulaj e cilësoi të ulët shkallën tatimore prej 15 për qind e të ardhurave bruto nga loja dhe kërkoi një barrë më të lartë fiskale për kompanitë e basteve.

Në fund të mbledhjes, deputeti Braçe kërkoi nga Ministria e Financave që të sjellë në Kuvend një listë për kompanitë që zotërojnë sot kazinotë, xhirot e tyre dhe tatimet e paguara.

“Në ligjin që kemi bërë, atë në fuqi, kemi thënë që do licencohen kazino vetëm në hotele me 5 yje brand name dhe resorte, e kështu me radhë. Do ishte mirë që të kemi një listë për transparencë dhe të mos kemi aludime,” tha Braçe.

Komisioni i Ekonomisë do të vijojë shqyrtimin e draftit të qeverisë javën që vjen, kur pritet që ministria përgjegjëse të sjellë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet e deputetëve./BIRN

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Rrëzimi i dekretit të Begajt, vendimi i Kushtetueses publikohet në Fletoren Zyrtare
Politikë

Rrëzimi i dekretit të Begajt, vendimi i Kushtetueses publikohet në Fletoren Zyrtare

18:50 | 09/10/2025
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela mbledh prokurorët për sigurinë e magjistratëve
Politikë

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela mbledh prokurorët për sigurinë e magjistratëve

18:48 | 09/10/2025
Next Post
Toka “bombardohet” nga asteroidët, 4 prej tyre do t’i shohim sot, 1 nesër

Toka “bombardohet” nga asteroidët, 4 prej tyre do t’i shohim sot, 1 nesër

U diagnostikua me bajame dhe u shtrua në spital, vdes tragjikisht 20-vjeçarja

U diagnostikua me bajame dhe u shtrua në spital, vdes tragjikisht 20-vjeçarja

Basha mbledh Kolegjin, zgjedhje në të gjithë degët, procesi mbyllet më 31 dhjetor

Basha mbledh Kolegjin, zgjedhje në të gjithë degët, procesi mbyllet më 31 dhjetor







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com