Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, ku kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të kishte ndryshime në qeveri. Madje ai njoftoi se dhe emrat e ndryshuar do ia dërgojë nesër Presidentit për dekretim. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama nuk harroi as Fatos Nanon, i cili së fundmi ka qenë i shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
“I urojmë nga ky oxhak i familje politike Fatos Nanos që të dalë nga burgu i terapisë intensive siç doli 26 vite më parë nga burgu politik ku e futi njëri nga pengmarrësit më të paskrupullt të drejtësisë.
Mos ja bëni me hile shtetit e njerëzve, mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejt e pastër, mos bëni faje edhe pse jeni të bindur se nuk do të merren vesh. Mos bini në kurthin e pasurimit me të djersën e të tjerëve, është haram,” tha Rama.