Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Sarandë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia.
Ditën e sotme një tjetër rast i rëndë u raportua në Sarandë. Një 57-vjeçar u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare e denoncoi për abuzim seksual të vazhdueshëm
Ngjarja e rëndë ndodhi në Finiq, ndërsa në pranga ra Ramazan Rroko.