Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku një 54-vjeçar gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armën e gjahut një shtetas.
Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi A.P, banues në fshatin Naraç, gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu një qen ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M. Fatmirësisht ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë ambientet e spitalit ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë të 54-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse, është larguar në banesë” thuhet në njoftimin e Policisë Shkodër.