Një makinë është djegur gjatë natës në Fushë-Krujë nga persona të paidentifikuar.
Mjeti tip “Volkswagen Sharon” ishte në pronësi të shtetasit Etnor Alushi, 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur pronaret kanë konstatuar se po digjej.
Familjarët kanë dalë të trembur nga banesa dhe janë përpjekur të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikëses.
Makina është shkrumbuar totalisht.
Pronari i makinës deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk di arsyen e këtij akti.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.