Dy turiste italiane kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kartmonedhash në euro rreth orës 11:00 të ditës së sotme në një bar në qytetin bregdetar të Vlorës.
Fill pasi konstatoi mungesën e parave, pronari i lokalit ka hapur kamerat dhe ka parë se ato ishin marrë nga disa turistë italianë që ndodheshin aty. Menjëherë ai ka njoftuar policinë, ndërsa kërkon prej turistëve kthimin e parave.
Video është publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti, nuk është rasti i parë ku turistët italianë përfshihen në situata të tilla. Më herët disa prej tyre u larguan me vrap duke mos paguar faturën në një lokal në Berat, kurse të tjerë dolën nga hoteli duke marrë peshqirët dhe çarçafët.