Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë të mediave kosovare, ka folur në lidhje me situatën e Kosovës me Serbinë si dhe për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veiut që shkaktoi shumë debat.
Debate u shkaktuan për vizitën e Kurtit, pasi u shfaq flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe”. Në lidhje me këtë Hovenier tha se SHBA nuk e mbështet Shqipërinë e Madhe duke theksuar se as Serbinë e Madhe.
“Dua ta ritheksoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje. Është shumë me rëndësi dhe dua ta lexojë fjalë për fjalë qëndrimin e qeverisë amerikane për këtë, që ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin Shqipërinë e Madhe dhe nuk e mbështesim as Serbinë e Madhe”, ka thënë Ambasadori amerikan.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin “rivizatimin” e kufijve shtetërorë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpejekje për të bërë diçka të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese . SHBA-të të mbështesin fuqishëm integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën”, tha ai ndër të tjera.