Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kandidati i së djathtës ekstreme del më i votuari në garën paraprake për president në Argjentinë

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
Kandidati i së djathtës ekstreme del më i votuari në garën paraprake për president në Argjentinë

Përfaqësuesi i lëvizjes së djathtë ekstreme, Javier Milei tronditi kastën politike argjentinase. Ai doli si politikani më i votuar në garën paraprake për t’u kualifikuar si kandidat për president në zgjedhjet e përgjithshme të muajit tetor.

Zoti Milei, që njihet si adhurues i ish Presidentit Trump, kërkon eliminimin e Bankës Qendrore të Argjentinës, i konsideron ndryshimet klimatike si një teori të pavërtetë, thotë se edukata seksuale në shkolla është një komplot për të shkatërruar familjen, beson në legalizimin e shitjes së organeve dhe dëshiron ta bëjë më të lehtë blerjen dhe zotërimin e armëve.

Në fjalimin nga selia e tij, zoti Milei u betua t’i “jap fund kastës parazite, të korruptuar dhe të padobishme që ekziston në këtë shtet”, siç u shpreh ai.

“Sot ndërmorëm hapin e parë drejt rindërtimit të Argjentinës,” thotë ai. “Një Argjentinë ndryshe është e pamundur me të njejtit njerëz.”

“Këta janë njerëzit e vjetër, që kanë dështuar gjithmonë, të njejtit njerëz të vjetër që kanë dështuar në 100 vjetët e fundit,” shtoi zoti Milei.

Me 92 për qind të votova të numëruara deri të dielën në mbrëmje, analistët janë të një mendimi, se kandidati që fitoi famë dhe u popullarizua duke kritikuar me pasion të ashtuquajturën “kastë politike,” i tejkaloi pritshmëritë. Zoti Milei mori 30 për qind të votave, ndërkohë që kandidati kryesor i koalicionit opozitar, “Të Bashkuar për Ndryshim”, fitoi 28 për qind dhe kandidati i koalicionit qeverisës, “Bashkimi për Atdheun”, mori 27%.

Rezultatet e para sugjerojnë që Argjentina është shteti i fundit në rajon, ku votuesit po mbështesin kandidatë, që nuk i takojnë klasës aktuale politike, si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër politikanëve tradicionalë.

Në Argjentinë, pakënaqësia është e dukshme mes votuesve. Vendi po përballet me një inflacion vjetor prej mbi 100 për qind, shtim të varfërisë dhe zhvlerësim të monedhës. Zoti Milei fitoi përkrahje me idenë e tij që Argjentina të zëvendësojë monedhën e saj peso, me dollarin amerikan.

Edhe në koalicionin opozitar, votuesit preferuan kandidatin me prirje të djathta. Ish Ministrja e Sigurisë, Patricia Bullrich e mundi kandidatin e qendrës, prefektin aktual të Buenos Ajresit, Horacio Rodriguez Larreta.

Koalicioni qeverisës mori goditje nga votuesit për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Kandidatët nga radhët e këtij koalicioni u renditën në vendin e tretë. Ministri aktual i ekonomisë, Sergio Massa fitoi si kandidati kryesor presidencial nga ky koalicion.

Zyrtarët e partisë së zotit Milei ndihen të kënaqur, ndërkohë që përkrahësit e tij festuan para selisë, duke u shprehur optimistë, se mbështetja për kandidatin e tyre do të shkojë duke u rritur deri në tetor.

Në prag të zgjedhjeve, analistët kishin paralajmëruar se fitorja e zotit Milei do të trazonte tregjet financiare dhe do të çonte drejt rënies së vlerës së pesos, për shkak të pasigurisë rreth politikave të tij ekonomike dhe zbatimit të tyre nëse bëhet president.

Zoti Milei ka shërbyer si deputet në Dhomën e Ulët të Kongresit të Argjentinës, që nga viti 2021 dhe ishte kandidati i vetëm nga radhët e partisë së tij, të quajtur “Liria Avancon.”

Ndonëse zgjedhjet e së dielës përzgjodhën kandidatët për garën presidenciale, ato ishin një test se ku qëndrojnë votuesit argjentinas në prag të zgjedhjeve të tetorit. /VOA

TË LIDHURA

E martë e përgjakshme: tre të vrarë me thikë brenda 4 orëve në Tiranë, Durrës dhe Berat
Aktualitet

E martë e përgjakshme: tre të vrarë me thikë brenda 4 orëve në Tiranë, Durrës dhe Berat

17:52 | 28/10/2025
Autori i vrasjes në kalanë e Beratit vrau 42-vjeçarin pas një sherri për kalin
Aktualitet

Autori i vrasjes në kalanë e Beratit vrau 42-vjeçarin pas një sherri për kalin

17:20 | 28/10/2025
E rëndë në Berat! 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit
Aktualitet

E rëndë në Berat! 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit

16:50 | 28/10/2025
Next Post
Protestë për lirimin e Fredi Belerit në Himarë, kryebashkiaku reagon nga burgu: Drejtësia fiton gjithmonë

Protestë për lirimin e Fredi Belerit në Himarë, kryebashkiaku reagon nga burgu: Drejtësia fiton gjithmonë

“Ju paketoj me jetë”, kërcënoi protestuesit, pronari i gurores në Fierzë shoqërohet nga policia

“Ju paketoj me jetë”, kërcënoi protestuesit, pronari i gurores në Fierzë shoqërohet nga policia

Sot afati i fundit i betimit, Fredi Beleri reagon nga burgu pas protestës në Himarë: Kanë kaluar 3 muaj, drejtësia do të triumfojë!

Sot afati i fundit i betimit, Fredi Beleri reagon nga burgu pas protestës në Himarë: Kanë kaluar 3 muaj, drejtësia do të triumfojë!







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025




TË FUNDIT

Vdekja e Dorina Hoxhes, prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët
Aktualitet

Vdekja e Dorina Hoxhes, prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

by mirseda
18:05 | 28/10/2025
0

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me...

E martë e përgjakshme: tre të vrarë me thikë brenda 4 orëve në Tiranë, Durrës dhe Berat

E martë e përgjakshme: tre të vrarë me thikë brenda 4 orëve në Tiranë, Durrës dhe Berat

17:52 | 28/10/2025
Kosovë/ Gjykata Supreme heq kufizimin për pensionet e veteranëve të UÇK-së

Kosovë/ Gjykata Supreme heq kufizimin për pensionet e veteranëve të UÇK-së

17:44 | 28/10/2025
Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

17:40 | 28/10/2025
Autori i vrasjes në kalanë e Beratit vrau 42-vjeçarin pas një sherri për kalin

Autori i vrasjes në kalanë e Beratit vrau 42-vjeçarin pas një sherri për kalin

17:20 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com