Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Balla njofton 100 vende të reja në Policinë e Shtetit, ja kush mund të aplikojë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Balla njofton 100 vende të reja në Policinë e Shtetit, ja kush mund të aplikojë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe drejtues të Univerisitetit të Tiranës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla tha se në fokus të këtij takimi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe këtij Univeristeti në kuadër të programeve të ekselencës për Policinë e Shtetit.

Balla tha se trupa e policisë ka nevojë të rinovohet dhe të thellojë vetëpastrimin e saj. Më tej ai theksoi se në shtator do të dërgojë në Kuvend disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit.

“Sfida për një rritje cilësore të nivelit profesional dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit është po ashtu një sfidë e hapur. Sfida për të pastruar Policinë e Shtetit ka hyrë natyrshëm në një fazë të re, e cila natyrshëm kërkon edhe partneritete me institucione që prodhojnë kuadro me nivel të mirë dhe cilësor arsimor”, tha Balla.

Aktualisht në tetë qarqe të vendit janë çelur aplikimet për t’u futur në Akademinë e Sigurisë, të studentëve që kanë përfunduar të dy ciklet e studimeve në fusha: drejtësi, ekonomi dhe IT, me mesataren 8 e sipër.

Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100 dhe janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin:

Kriteret e përgjithshme janë:

– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;
– Të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;
– Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.
Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:
a. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;
b. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
c. të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
d. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
e. të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

TË LIDHURA

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve
Aktualitet

Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve

11:18 | 21/04/2026
Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Dritare e re bashkëpunimi akademik me Francën
Aktualitet

Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Dritare e re bashkëpunimi akademik me Francën

11:12 | 21/04/2026
Next Post
5 ministrat që Rama u “ha kokën” në shtator: Arsyet për secilin

5 ministrat që Rama u “ha kokën” në shtator: Arsyet për secilin

Arrestimi i Vangjush Dakos, Basha: Simbol i krimit dhe blerjes së votës, shpresoj mos ndodhë si me Tahirin

Kulla “Mali i Tiranës” Basha për reagimin e Ramës: Sa më shumë i zgjatet lista e bashkëpunëtorëve në burg, aq më të gjata i bën hartimet

Sekuestrohn 47 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës

Sekuestrohn 47 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

by mirseda
11:23 | 21/04/2026
0

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të...

Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve

Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve

11:18 | 21/04/2026
Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Dritare e re bashkëpunimi akademik me Francën

Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Dritare e re bashkëpunimi akademik me Francën

11:12 | 21/04/2026
Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e 5 pasurive të të dënuarit për drogë

Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e 5 pasurive të të dënuarit për drogë

11:09 | 21/04/2026
Veliajt i mungojnë kamerat, kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

Veliajt i mungojnë kamerat, kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

11:07 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com