Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Arlind Qori në protestën kundër kullës 64-katëshe: Rama, Berisha dhe Meta zihen se si të përfitojnë kulla me oligarkët

2 vjet ago
in Politikë
Arlind Qori në protestën kundër kullës 64-katëshe: Rama, Berisha dhe Meta zihen se si të përfitojnë kulla me oligarkët

Është mbajtur sot protesta e radhës kundër ndërtimit të kullës 64-katëshe në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën të thirrur nga “Lëvizja Bashkë”, kundër ndërtimit të kullës “Mali i Tiranës”, me investitor Nova Construction dhe që flitet se do kushtojë mbi 100 milionë dollarë.

Përveç lidhjeve të përfolura të ndërtuesit të kullës me familjen e Sali Berishës, një tjetër absurd është shuma e madhe e parave që do investohet, nga një firmë që nuk i disponon ato.

https://www.facebook.com/100064362412692/posts/pfbid032H2P28dwqj2QDSDBiQNunHX7nWnNae3mDocjeMCxgXRtZ5JaiGrMaq4v2nCjmnoql/?mibextid=cr9u03

Teksa ka folur në protestën e sotme, kreu i lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri ka thënë se në Shqipëri funksionojnë ligje kolonizatore, ku oligarkët dhe të fortët kanë mundësinë t’i marrin kujtdo pronën, për të ndërtuar aty investime strategjike.

“Se sa respektohet prona private në Shqipëri, e di çdokush që do të mbyllë ballkonin apo të vendosë një tendë. Rri me ditë në bashki dhe nuk merr leje. Imagjinoni një tjetër që ka një shtëpi përdhese dhe do të ngrejë një kat të dytë. As nuk bëhet fjalë. Por po gjete një investitor që të ngrejë 20 kate, menjëherë. Pronë private kanë edhe në jug. Por ty të rrëmbehet prona nëse një investitor, një mafioz oligark që vjen nga Tirana do të bëjë një investim strategjik. Këto janë ligje që përdornin kolonizatorët.

Ata në këtë rast janë gangsterët dhe oligarkët. Kush ndërton në Shqipëri? Cila është elita ekonomike në Shqipëri? Qyteti për ta është një minierë ari që është mirë ta shfrytëzosh, por nuk jetohet. Shikoni ku jetojnë, nëpër fshatrat rreth e qark Tiranës. Por e duan Tiranën për ta shfrytëzuar”, deklaroi Qorri.

Ai tha se në aferën e ndërtimit të kullës 64-katëshe, janë përfshirë të gjitha partitë politike në vend.

“Shikoni si janë përfshirë të gjitha partitë politike në këtë kullë, Edi Rama i pari, si kryetar i KKT-së. Janë ata që kanë firmosur dhe do përfitojnë. Kjo do të ishte gjysma e së keqes, por është edhe gjysma tjetër që ne e quajmë opozitë. Janë ata për marrëdhëniet që kanë me pronarët e kësaj kulle. Nuk është vetëm Edi Rama, është Sali Berisha, është Ilir Meta. Janë ata që zihen se si të përfitojnë kulla me oligarkët”, deklaroi Arlind Qorri.

TË LIDHURA

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’
Politikë

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Dua të dëshmoj për ‘21 Janarin’

10:45 | 26/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Next Post
E rëndë në Greqi, nëna akuzon partnerin: Ka abuzuar seksualisht me 5 fëmijët e mi

E rëndë në Greqi, nëna akuzon partnerin: Ka abuzuar seksualisht me 5 fëmijët e mi

Aksident në Bulqizë, makina bëhet “copë”, dy të plagosur rëndë

Aksident në Bulqizë, makina bëhet “copë”, dy të plagosur rëndë

Nënë për herë të dytë? Olta Gixhari shuan dyshimet e fansave (FOTO)

Nënë për herë të dytë? Olta Gixhari shuan dyshimet e fansave (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

by mirseda
13:23 | 26/11/2025
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje...

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com