Gazetari Edison Vatnikaj ka zbuluar se ish-numri 2 i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj nga arratia kërkon kthimin e pronave të sekuestruara nga prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale të kryera nga ish-Zëvendëskryeministri i Shqipërisë.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror:
“Sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro”.
Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë shtrenguese “Arrest në burg” për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.