Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë rrit zyrtarisht, me 60-80 mln euro, shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023

2 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore
Banka e Shqipërisë rrit zyrtarisht, me 60-80 mln euro, shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023

Banka e Shqipërisë ka vendosur zyrtarisht të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023.

Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti.

Sipas informacionit të dhënë të mërkurën nga Guvernatori, Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro deri tani, duke kaluar kufirin e poshtëm të intervalit fillestar vjetor qysh në shtatë muajt e parë të vitit. Vendimi për rritjen e shumës së blerë të valutës në tregun e brendshëm erdhi si përgjigje ndaj forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ndjek një kurs të lirë të këmbimit valutor dhe si rregull ndërhyn në treg vetëm në rast të çrregullimeve të përkohshme, mbiçmimi shumë i lartë i lekut gjatë muajve të fundit mund të jetë vlerësuar si një faktor me ndikim potencialisht negativ për ekonominë, veçanërisht për sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve.

Mes datave 18 gusht dhe 31 dhjetor, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë edhe shtatë ankande të blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.

Në javët e fundit, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po shfaq një luhatshmëri të fortë, duke alternuar rënie dhe rritje të forta në harkun e pak ditëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 104.7 lekë, në rritje me 2.75 pikë krahasuar me ditën e mërkurë.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për ndërhyrë në kursin e këmbimit erdhi pas një presioni disamujor të ndërmarrjeve eksportuese, sipas të cilave forcimi i Lekut po merr përmasa të rrezikshme dhe mund t’i çojë këto ndërmarrje drejt falimentimit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se forcimi i lekut në tërësi ka pasur ndikime pozitive për ekonominë shqiptare këtë vit, duke mundësuar zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste dhe ruajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me shumicën e ekonomive të rajonit dhe Europës.

Edhe në mbledhjen e këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin prej 3%.

Duke qenë se mbledhja e ardhshme planifikohet të zhvillohet në muajin tetor, kjo do të thotë se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të veprojë edhe për dy muajt e ardhshëm në kushtet e normave relativisht të ulëta të interesit.

Duke shtuar edhe ndërhyrjen në tregun valutor për të rritur blerjet e Euros, kjo mund të sjellë rritje të ofertës monetare dhe të forcojë më shumë presionet inflacioniste./Monitor

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Next Post
Aurela Gaçe i thotë “JO” bashkëpunimit me Luiz Ejllin

Aurela Gaçe i thotë “JO” bashkëpunimit me Luiz Ejllin

Shpërdorim detyre dhe kultivim i lëndëve narkotike, lihen në burg 4 persona në Lezhë, mes tyre dy ish-policë

U prezantuan si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe tentuan të zhvatnin biznesmenin në Tiranë, arrestohen 3 persona

“Mos hidhni mbeturinat kudo”, zbulohet shkaku i sherrit me shqiptarëve të Kosovës në Shëngjin, njeri u plagos me thikë

“Mos hidhni mbeturinat kudo”, zbulohet shkaku i sherrit me shqiptarëve të Kosovës në Shëngjin, njeri u plagos me thikë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com