Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Të gjithë jemi përgjegjës për vrasjen e Luljetës”, Koalicioni Kombëtar Anti-trafik: Kambanë alarmi për gjendjen e grave në vend

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Luljeta gjet e vrarë poshtë urës së “Dajlanit”, policia zbardh ngjarjen, arrestohen 2 autorët e dyshuar

Koalicioni Kombëtar Anti-Trafik ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares, Luljeta Preza, në Durrës.

Përmes një deklarate publike, Koalicioni Kombëtar Anti-Trafik e cilësoi ngjarjen si brutale dhe tronditëse dhe shprehet se ngjarja e djeshme është kambanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat e tjera të pambrojtura që jeta i ka përplasur në rrugë.

Gjithashtu i bëhet thirrje institucioneve përkatëse për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen raste të tjera të ngjashme.

Në reagim theksohet se të gjithë jemi përgjegjës për vrasjen e Luljetës dhe të gjithë duhet të reagojmë për të marrë në mbrojtje gratë.

Deklarata publike:

Gjatë ditës së djeshme dhe sot media ka transmetuar një lajm tronditës për vrasjen në mënyrë brutale të 32 vjeçares L.P. Sipas njoftimit të fundit zyrtar të Policisë së Shtetit, L.P ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës dhe ditën e sotme është bërë e mundur vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar të krimit.

Ngjarja e ndodhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës është brutale dhe tronditëse jo vetëm për faktin e humbjes së jetës së një personi por për rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje. Nga informacioni i percjelle gjersisht ne media del qartë që bëhet fjalë për një rast që prej kohësh është i ekpozuar në rrugë dhe është shfrytëzuar rregullisht nga persona të ndryshëm. Kjo tregon më sa pakti një mungesë të reagimit të Insitucioneve për të identifikuar rastin dhe për ta referuar për mbrojtje, që do të parandalonte edhe këtë ngjarje.

Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik (KKSA), i përbërë nga 4 qendra që mbrojnë dhe strehojnë viktimat e trafikimti dhe viktimat e krimit dënon me forcë këtë ngjarje të rëndë, e cila ështrë një këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat e tjera tëe pambrojtura që jeta i ka përplasur në rrugë.

Veprimi makabër i vrasjes është dënimi i fundit që ka marrë L.P pas një historie të gjatë vuajtjesh dhe shfrytëzimi në rrugë nga tutorë e trafikantë, kriminele dhe dhunues të ndryshëm, duke përfituar nga pamundësia e saj për të reaguar, siç raporton edhe media.

Kjo ngjarje është një këmbanë alarmi për Insittucionet dhe të gjithë mekanizamt e shtetit, shoqërinë civile, median dhe të gjithë të gjithë shoqërinë.

KKSAT i drejtohet organeve kompetente të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatës për:

-Vijimin e hetimit me qëllim dënimin e autorëve dhe vënien përpara drejtësisë në përputhje me legjislacionin dhe veprën e kryer;

-Hetimin proaktiv të rasteve të ngjashme të cilat janë duke u shfrytëzuar seksualisht;

-Parandalimin e fenomenit të shfrytëzimit seksual të vajzave dhe grave nëpërmjet identifikimit të tyre në kohë dhe referimin për mbrojtjen e tyre si viktima të mundshme.

Insitucionet Publike duhet të marrin të gjitha masat për të reaguar në kohë ndaj çdo rasti që është në rrezik, që është i pambrojtur. Si L.P shohim me qindra raste që lypin në rrugë, që janë në situata të pambrojtuara apo detyrohen të shesin trupin e tyre për të mbijetuar. Janë pikërisht këtë njërëz që bien pre e krimineleve, tutoreve dhe shfrytëzuesve të shumtë.

Edhe media duhet të jetë më e kujdeshme kur rasporton ngjarje të tilla, duke shmangur të dhëna që ekspozojnë viktima apo cilësime të nxituara që nxisin reagim ndëshkues edhe ndaj viktimës.

Të gjithë jemi përgjegjës për vrasjen e L.P dhe të gjithë duhet të reagojmë dhe të marrim në mbrojtje gratë, vajzat, djemtë, fëmijët dhe këdo që është në situatë vulnerabël.

Nëse nuk reagojmë sot krimi do të godasë sërish neser!

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Ja pse dekreti i Ilir Metës për Bajram Begajn juridikisht u bë në Shqipëri

Spartak Ngjela zbulon formulën: Jua them unë si vjen Basha në pushtet

Pas Tiranës, kufizohen mjetet e transportit dhe në Durrës

Pas Tiranës, kufizohen mjetet e transportit dhe në Durrës

Balla ia kthen Alibeajt: Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim

Balla mesazh të prerë Policisë së Dibrës: Prioritet ç’rrënjosja e dhunës në familje, çdo grua dhe vajzë duhet të fitojë besimin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com