Pasditen e sotme do të mblidhet Komisionit i Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
Mbledhja do të mbahet në orën 19.00, ku dhe do të shqyrtohet kërkesa e Kyesisë së PD, e cila kërkoi që të shfuqizohet vendimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.
Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka i ka dërguar një email Bardhit ku i kërkon që të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Kujtojmë që Bardhi thirri Këshillin Kombëtar me 27 korrik për kërkesën e 7 deputetëve të cilët kërkonin që zgjedhjet e së shtunës për kreun e PD, të anulohen.
Mirëpo kryesia reagoi duke thënë se vendimi i Bardhit për të thirrur online mbledhjen e Këshillit Kombëtar është antistatutor. Dhe pikërisht për këtë do të zhvillohet edhe mbledhja e Komisionit të Etikës.