Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Policia bën me dije se në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë) dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale F.Z.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.
Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.