Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Nikulaj, nis hakmarrja, viktima në Lezhë i afërt me organizatorin Haxhia, autorët nuk lanë asnjë provë në vendngjarje

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Sapo bleu një pije freskuese në market, u qëllua me breshëri, viktima në Lezhë, babai i tre fëmijëve, ‘Rindërtohet skema e vrasjes’

Nikolin Lekstakaj, i njohur edhe me mbiemrin Marku, që u ekzekutua me breshëri plumbash pasditen e së mërkurës në Balldren të Lezhës ishte lidhje e afërt familjare me Edmond Haxhinë, i arrestuar në Britaninë e Madhe, i dyshuar si organizator në vrasjen e Ardian Nikulajt, 3 muaj më parë në Shëngjin.

Konfliktet mes këtyre dy fiseve janë të hershme, datojnë që nga viti 1996. Dhe pikërisht hakmarrja është pista kryesore që policia dhe prokuroria e Lezhës ka përqëndruar hetimet për zbardhjen e atentatit që i mori jetën 42 vjeçarit, baba i një fëmije.

ABC News mëson se babai i viktimës Nikolin Lekstakaj, me babain e Edmond Haxhisë, janë djem xhaxhallarësh. Pra, kushërinj të dytë. Ndërsa Edmond Haxhia është nip në fisin e Lekstakajve.

Të njëjtat burime, konfirmojnë se ata kanë jetuar prej vitesh në Angli. Madje, 42 vjeçari Nikolin Lekstakaj, ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë. Kjo u ka përforcuar dyshimet hetuesve se autorët i kanë vëzhguar më së miri lëvizjet e tij dhe se ka dyshime që vrasja e Lekstakajt të jetë organizuar ditët e fundit.
Në polici u shoqëruan 5 anëtarë nga fisi Nikulaj. Ata pretenduan para grupit hetimor se nuk kanë lidhej me vrasjen. Pas marrjes në pyetje, u lanë sërish të lirë.

Hetuesit kanë rindërtuar edhe një herë dinamikën e ngjarjes. Autorët, pasi janë informuar për lëvizjet e objektivit të tyre, kanë ardhur nga rruga nacionale e Lezhës drejt fshatit Balldren dhe kanë devijuar rrugën duke hyrë në sheshpushimin e marketit. Sapo Nikolin Lekstakaj doli i vetëm prej andej ku kishte blerë një pije freskuese, u qëllua me breshëri plumbash.

Menjëherë pas krimit, atentatorët u larguan në drejtim të Shkodrës. Në vendngjarje policia nuk sekuestroi gëzhoja, duke përforcuar dyshimet se autori qëlloi nga brenda mjetit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vetëm tipin e mjetit, por jo targën. Për ta zbuluar atë por edhe lëvizjet e autorëve, policia ka sekuestruar një sërë kamerash sigurie përgjatë gjithë zonës.

Policia ka dyshime se atentatori nuk ka vepruar i vetëm, por të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mund të kenë vëzhguar lëvizjet e Lekstakaj sapo ai ka dalë nga banesa që ndodhej shumë pranë me marketin ku ndodhi edhe vrasja.

TË LIDHURA

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës
Aktualitet

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025
Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI
Aktualitet

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
Next Post
Berisha: Keni ndarë paratë publike me krimin, Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti, ke frikë të shkosh në SPAK

Berisha: Keni ndarë paratë publike me krimin, Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti, ke frikë të shkosh në SPAK

E rëndë në Greqi, humb kontrollin e motoçikletës dhe përmbyset në rrugë, vdes 36-vjeçari shqiptar

E rëndë në Greqi, humb kontrollin e motoçikletës dhe përmbyset në rrugë, vdes 36-vjeçari shqiptar

BIRN: Transaksione zinxhir, si i siguroi dhe mobiloi dy vila luksoze Arben Ahmetaj

BIRN: Transaksione zinxhir, si i siguroi dhe mobiloi dy vila luksoze Arben Ahmetaj

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit
shendetesi

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

by mirseda
22:54 | 29/07/2025
0

Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për...

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com