Deputeti demokrat, Saimir Korreshi e cilëson hetimin e SPAK për Arben Ahmetajn aq të imtësishëm sa do të mund të nxjerrë në pah të gjitha lidhjet e ish-zv.kryeministrit me personat që zotërojnë inceneratorët.
Gjatë një interviste, Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden edhe shumë eksponentë të tjerë të PS.
“Nuk është vetëm Ahmetaj i përfshirë në këtë dosje. Ka shumë kryetarë bashkish, ish-kryetarë, deputetë, shumë deputetë të majtë. Rezultatet e para u dhanë me Alqi Bllakon dhe të tjerët, sot është Ahmetaj. Ata kanë tentuar të prishin provat me dëshmitarët. Ahmetaj është peshku i madh, por nuk është ai peshkaqeni, ka peshkaqenë. S’mund të kalohen aq vendime të këshillit të ministrave të hartohen brenda ditës, të çohen në komision drafte vetëm. Ka peshkaqenë rrugës kjo dosje”, tha Korreshi.