Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se çështjen e tyre do e ndjekin dhe do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Teksa kanë kundërshtuar pr/ligjin, ata thonë se është turp dhe ulje e madhe e mjekësisë shqiptare.
“Çështja do të ndiqet në Gjykatën Kushtetuese. Është turp dhe një ulje e madhe e intelektualitetit të mjekësisë shqiptare”, tha një nga studentet e pranishme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Albana Vokshi: Çdo deputet që do e votojë, të mbajë turpin më vete.