Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Avokat Ngjela ‘plas’ bombën, thotë se ka informacione se ku ndodhet Ahmetaj: Rama donte kohë që ta kthente në Shqipëri

3 vjet ago
in Politikë

Avokati Spartak deklaroi se maxhoranca dhe kryeministri Edi Rama kanë dashur kohë për të kthyer Ahmetajn në vend, referuar debatit për seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Sa i përket akuzave të tij, Ngjela tha në News24 se nuk janë të rënda, duke përmendur 7-8 vite burg, por si avokat theksoi se Ahmetaj duhet të kthehet për t’u mbrojtur në gjykatë.

Ai shtoi se sipas të dhënave të tij, deputeti i PS ndodhet në Kanada.

“Pse donin ta çonin të hënën socialistët? Kanë shpresë se do të kthehen. Se ç’do bëjë ai problem tjetër. Sot socialistët nuk donin që të bëhej nesër seanca. Çfarë ndryshimi ka nga e premtja në të hënën që të bëhej heqja e imunitetit, asgjë. Po pse e kthyen, kam përshtypjen se do kthehet Ahmetaj.

Do presim dhe të shikojmë. Si rregull fakti që ata e donin të hënën dhe opozita e donte të premte, mendimi im është se ata kanë dashur kohë që ta kthejnë. Rama ka dashur kohë që të kthejë Ahmetajn. Ne nuk e dimë çfarë ka bërë ai. A ka ikur për të mos u kthyer apo jo. Sipas të dhënave të mia është në Kanada. Kanadaja nuk ka marrëveshje ekstradimi me ne”, tha Ngjela.

Sa i përket akuzave, ai u shpreh se gjithçka varet nga gjykata, teksa shtoi se pa qenë prezent Ahmetaj nuk mbrohet dot.

“Nuk quhen të rënda. Varet si do vendosë gjykata, me mbledhje, me më të madhin e shtuar apo jo. Mund të dënohet 7 apo 8 vjet. Nuk ka rëndësi sa do dënohet, rëndësi ka si do bëjë mbrojtje. Në qoftë se nuk je prezent në gjykatë, nuk ke mbrojtje të fortë.

Mendimi im është që duhet të kthehet. E ka të detyrueshme për fatin e tij të jetë në gjykatë, mos të jetë në mungesë.

Ai është në një proces penal, në të cilin duhet të jetë prezent. Pa qene prezent nuk mbrohet dot. Në qoftë se nuk rikthehet do të shohim si do precipitojnë ngjarjet. Unë nuk e njoh dosjen. Nuk mund të fantazoj. Është i detyruar të vijë këtu, jo për moral, por për mbrojtjen e tij”, tha ai.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026
Politikë

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

21:06 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

“Nuk na lanë të merrnin pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës”, motra e Saimir Sulës: Do t’i bëj testin e ADN-së

Humb jetën në plazhin e Golemit 66-vjeçari nga Elbasani

Voton Kuvendi, Taulant Balla bëhet ministër i Brendshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

by mirseda
09:16 | 09/06/2026
0

9 qershor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00,...

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026

Kapen 110 kilogramë marijuanë në Igumenicë, arrestohen dy persona në Athinë

09:10 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com