Fundjava do të do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët me mbizotërim të orëve me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieve malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.