Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”,ku në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.