Ish-presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Bill Clinton për pak orë do të shkelë në tokën shqiptare për herë të parë.
Clinton do të mbërrijë në Tiranë në orën 19.00, ku do të pritet me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
“Ylli i Mirënjohjes Publike”, u jepet personaliteteve të shquara ose personaliteteve shqiptare dhe të huaja me kontribut të veçantë në fushën e veprimtarisë brenda përgjegjësisë së tyre.
Clinton është presidenti që ka bërë shumë për shqiptarët. Historia flet për të, pasi është presidenti që i dha urdhër NATO-s të ndërhynte në vitin 1999 në Kosovë e të bombardonte trupat jugosllave.
Jo vetëm Clinton, edhe disa personalitetet të tjera të huaja, por edhe shqiptare janë nderuar me medaljen e “Mirënjohjes Publike”, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, Komandanti i NATO Gjeneral, Tod Daniel Wolters etj,.
Disa nga personalitetet që kanë marrë “Medaljen e Mirënjohjes Publike”:
Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral Tod Daniel Wolters – medalje “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana – Ylli i Madh i Medaljes për Mirënjohje Publike
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim – Ylli i Madh i Mirënjohjes Publik
Gjeneral Major Abbas Ibrahim – Ylli i Madh i Medaljes për Mirënjohje Publike
Akademiku Rexhep Qoses – Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes për Mirënjohje Publike
Nunci Apostolik, Charles John Brown – Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike
Boksieri Florian Marku – Ylli i Mirënjohjes Publike
Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega – Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike
Kancelarja gjermane Angela Merkel – Kordoni i madh me yll të Medaljes së për Mirënjohje Publike
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata – Ylli i Mirënjohjes Publike