Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-parkut të Autobusave në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një makinë është përmbysur.
Mësohet se shkaku i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe që ka pasur makina. Fillimisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Por për shkak të përplasjes së madhe makina është kthyer përmbys. Nga aksidenti është bllokuar komplet rruga e 21 Dhjetorit.