Dy të rinj në Lezhë janë kapur gjatë kontrollit fizik nga policia janë kapur me doza lënde narkotike të dyshuara si kanabis.
Ata janë proceduar penalisht nga policia ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. V. 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E. K. 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Lezhës.