Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama kërkoi sërish lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe, teksa e quajti veprimin e Serbisë një “lajthitje shtetërore”.
Ai tha se pa lirimin e tre policëve nuk ka asnjë hapësirë për të vijuar me përpjekjet për të normalizuar situatën.
“Mbajtja e atyre me ditë të tëra në burg është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pas asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj në burgun e njnë shteti tjetër duke ngritur zërin për arrestimet e minoritetit serb në veri të Kosovës, është shqetësuese. Sepse shtetet demokrartike nuk u përgjigjen kurrë bë mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara në një shtet tjetër. Nëse Serbia ka pretendime, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në serbi, por duke bashkuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar.
Unë sot e përsëris me zë dhe figurë për lirimin e menjëhershëm pa kushte, të 3 efektivëve të policsë së Kosovës, jo vetëm sepse kjo është njnë shkelje e të drejtave të njeriut,m por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”, tha Rama.