Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kapet ‘mat’ rektorja dhe pedagogia në Shkodër, marrin nga 150 euro për provim

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Kapet ‘mat’ rektorja dhe pedagogia në Shkodër, marrin nga 150 euro për provim

Emisioni “Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 euro për të marrë provimin.

“Gjithë studentët janë të bindur që provimi është bërë për 5 askush nuk ka qenë ngelës me aq sa janë të bindur në vete dhe del mbrapa që 110 studentë nga 120 janë ngelës. Shumica nuk bënë zë sepse dihet fuqia që kanë. Njëra është vetë drejtorja e universitetit dhe e vetmja mënyrë që shumica sot duan t’u zgjidhet që të paktën të marrin një 5 në provim është pagesa. Minimalja që duhet të çosh tek vetë drejtorja është 150 Euro. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi do të jenë ngelësa”, u shpreh denoncuesi.

Në këtë universitet ka studentë që nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.

“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”, tha denoncuesi.

Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, libër me autorësinë e dy pedagogeve.

Ai është i vështirë për t’u deshifruar pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë Lekë të vjetra.

“Problematikat fillojnë që nga libri të cilin na e kanë sjellë zonjat në fjalë. Në moment që kemi shprehur problematikat për librin na kanë thënë që deshifrojeni. Libri i ka të gjitha fjalët e ngjeshura dhe nuk mbajnë asnjëra përgjegjësi. Studentët që shprehëm pakënaqësi, filluan të tallen më tepër. Duhet të bëjmë zbërthimin e fjalëve dhe 3 orë për të mësuar leksionin. Kur dalin studentët ngelësa, faji u ngelet studentëve ama duke filluar që nga libri besoj se është dështim i profesoreshave në fjalë”,tha denoncuesi.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” vë në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej, 150 euro në zyrën e rektores.

Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.

Studenti: Atëherë,e edhe ju besoj e kuptoni situatën, që jam…

Rektorja Suzana Golemi: Se ti kërkove testin! Apo deshe me na taku nëpërmjet testit? Hahah… Ça ke ba?

Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!

Studenti: Nuk du as ju, që…

Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.

Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!

Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.

Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!

Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)

Studenti: Kaq është mundësia.

Rektorja Suzana Golemi: Veje aty, që ta ndryshojmë! Mos të harrojmë dhe degët e tjera! Tu priftë e mara!

Studenti: Ndryshohet në sistem, apo?

Rektorja Suzana Golemi: Po, po te po i bajmë të tana.

Studenti: Shumë faleminders!

“Stop” ka siguruar një tjetër dëshmi. Një tjetër student është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej.

“Shih i kam shkruajtur në WhatsApp, i kam thënë profesoreshë dua të takohem pak me ty nëse mundem. Ok ka thënë. Se ja ka marrë mendja. Mbrapa kemi caktuar vendin dhe orën. Atë ditë më tha s’mundem se ishte vonë. E lamë për një ditë tjetër. Edhe ok, super, erdhi orari. Ika atje, i kisha futur lekët në zarf edhe shkruajtur emrin. Atëherë u takova, e përshëndeta, më tha shpejt se s’kam kohë, kishte gjet një vend ku nuk kishte asnjë njeri për me u siguruar. Hymë në një klasë edhe i thashë zyshë nuk kam mundur me e marrë provimin se nuk di më shumë në biokimi. I thashë a mundesh të më ndihmosh. Po tha pa merak. Kur të jetë provimi rri në bankë të parë plus më thuaj edhe njëherë që të mos harroj. Ok i thashë. Në fund i thashë, ok zyshë faleminderit shumë, këtu kam një dhuratë të vogël. Jo jo tha s’ke pse. S’ke pse me u harxhuar. Për qejf i thashë unë dua me ti dhënë vetë si dhuratë. Ok tha faleminderit shumë s’ke pse me u harxhuar e i mori dhe në fund u largova. Ajo më shumë kishte frikë se mos e gjente ndonjë njeri. Pak kishte frikë, por bënte si engjëll. S’i dua, s’i dua thoshte. Se sigurohet që të mos regjistrohet me audio se s’është budalle. Kot nuk është pedagoge, e siguron veten mirë”, thuhet në dëshminë tjetër të siguruar nga “Stop”./tvklan.al

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Legalizimi i kanabisit, Muçi: Biznes i dështuar, formë për të eksportuar ilegalisht

Legalizimi i kanabisit, Muçi: Biznes i dështuar, formë për të eksportuar ilegalisht

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, flet babai i Belerit: Jemi fukarenj

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, flet babai i Belerit: Jemi fukarenj

U vra nga burri, kjo është 48-vjeçarja shqiptare (FOTO)

U vra nga burri, kjo është 48-vjeçarja shqiptare (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com